Dëmtohet gypi, rruga “Agim Ramadani” mbetet pa ujë

Prishtina

Dëmtohet gypi, rruga “Agim Ramadani” mbetet pa ujë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Për shkak të punimeve që janë duke kryer në rrugën “Agim Ramadani” ka shpërthyer një gyp i ujit.

Për shkak të dëmit që është shkaktuar në afërsi te Shtëpia e Sportit në kryeqytet tashmë qytetarët e kësaj zone kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Kjo është konfirmuar edhe nga KRU “Prishtina” që ankohet se në vazhdimësi po ballafaqohet me dëmtime në rrjetin e saj.

“Rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë nga ky moment mbetet pa ujë të pijshëm. Arsyeja është dëmtimi i sapo ndodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në reagimin e KRU “Prishtina”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat