Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina, u zhduk para disa javësh

Prishtina

Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina, u zhduk para disa javësh

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 19:10
Enver Berkolli

I moshuari nga Prishtina i cili tash e disa javë raportohet i zhdukur është gjetur sot pa shenja jete.

Lajmin e ka bërë të ditur vullnetari Ridvan Tahiri i cili me një grup njerëzish ishin angazhuar në kërkimin e tij.

Tahiri shkruan se ai është informuar se Berkolli është gjetur pa shenja jete.

Reagimi i tij:

Po sa u informova se Enver Berkolli eshte gjetur pa shenja jete.

Ndjej dhimbje dhe pikllim te thelle me familjen Berkolli.

Ne emer timin ne emer te gjith vullnetarve,ju shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes.

Baca Enver qofsh banor i xhenetit.

Do te kujtojme i gjith grupi i Vullnetarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat