Tenderi 40 mijë eurosh i Komunës së Prishtinës, për trajtimin e qenve endacakë

Prishtina

Tenderi 40 mijë eurosh i Komunës së Prishtinës, për trajtimin e qenve endacakë

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 15:45
Qentë endacakë

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë nga problemet më të mëdha të qytetarëve. Jo pak raste ka pasur kur ata kanë sulmuar, madje edhe kanë rrezikuar jetën, veçmas të fëmijëve.

Pavarësisht premtimeve të shumta, ende ky problem vazhdon të jetë i pranishëm.

Por, duket se Komuna e Prishtinës, po mendon që të merret pak me këtë problematikë.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar për hapjen e një tenderi, i cili ka të bëjë me trajtimin e qenve endacakë.

Ndërsa ky është përshkrimi i shkurtër i kontratës: Trajtimi i qenve endacakë (kapja, kontrolli, ushqimi, vaksinimi, dehelmetizimi dhe identifikimi matrikulimi) si edhe kastrimi, sterilizimi, hospitalizimi dhe lëshimi.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 40.000 euro.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 19.10.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat