Trafiku Urban ka një njoftim për ata që udhëtojnë me linjën 3

Prishtina

Trafiku Urban ka një njoftim për ata që udhëtojnë me linjën 3

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Trafiku Urban i komunës së Prishtinës, ka njoftuar të gjithë qytetarët e lagjes Mat, se për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” janë të detyruar të bëjnë devijimin nga linja e rregullt për autobusët e Linjës numër 3.

“Deri të martën, dt.13.10.2020, autobusët do të qarkullojnë përgjatë Rr. “B” për të vazhduar në Rr. ”C” deri në piken e fundit tek Rrethi Matit dhe anasjelltas”, njofton Trafiku Urban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat