Dëmtohet gypi i ujit në lagjen "Dardania" në Prishtinë

Prishtina

Dëmtohet gypi i ujit në lagjen "Dardania" në Prishtinë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 09:45
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot në mëngjes ka pëlcitë gypi i ujit në lagjen "Dardania" në Prishtinë, ku si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes " Dardania" dhe " Lakrishte".

“Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin. Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat