Ky do të jetë kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës?

Prishtina

Ky do të jetë kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës?

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 22:33
Lëvizja Vetëvendosje

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, mund të jetë kandidat i kësaj parite për kryetar të Komunës.

Kështu ka lënë të kuptohet deputeti Artan Abrashi, ku sipas tij, një person si Vitia do të ishte i mirëseardhur.

“Nuk e di, këtë do ta vendosin anëtaret dhe aktivistët e Vetëvendosjes. Kandidaturat, o bëhet me një garë të brendshme. Është pak problem që nga tani ta jep një deklaratë se kush do të jetë kandidatë për kryetar të Prishtinës nga VV. Por, mendoj që një standard i Z. Vitia, do të ishte i mirëseardhur në secilin nivel”, ka thënë Abrashi.

Pyetur rreth kryeministrit të ardhshëm, Abrashi u shpreh i bindur se do të jetë Albin Kurti.

“Natyrisht, Albin Kurti.” – ka thënë Artan Abrashi në Frontal.

Ndryshe, Arben Vitia ka shërbyer si ministër i Shëndetsësisë gjatë qeverisjës së Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat