Sheshet 10 milionëshe kanë garancion edhe tri vite, komuna i riparon vetë fontanat

Prishtina

Sheshet 10 milionëshe kanë garancion edhe tri vite, komuna i riparon vetë fontanat

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 17:40
foto ilustrim

Katër fontanat që janë të vendosura në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, dhe dy në sheshin “Ibrahim Rugova” të shumtën e kohës nuk kanë punuar. Së fundmi Komuna e Prishtinës ka ndërruar tërësisht sistemin funksional të tyre, por pa e prekur strukturën e më parëshme.

Pasi ato herë punonin e herë jo, Komuna u detyrua të ndërrojë sistemin funksional të tyre, duke instaluar kështu një sistem më të thjeshtë dhe më pak të këndshëm për syrin.

Lajmi.net e posedon dokumentin ‘Paramasat dhe parallogaritë’ dhe kontratën, ku në të janë të pasqyruara të gjitha pagesat që janë bërë në sheshin ‘Ibrahim Rugova”, kontratë kjo e lidhur në dhjetorë të vitit 2011. Sipas këtij dokumenti, sheshi ka garancion 10 vite, nga dita e pranimit teknik. Dy sheshet janë pranuar teknikisht në tetor të vitit 2013. Sipas kontratës, kompania “All Zonë” e cila kishte lidhur kontratën me Komunën, obligohej që të bëjë riparimin e dëmeve vetë, nëse do të bëhej dëmtimi për shkak të cilësisë së dobët, rrjedhimisht edhe të fontanave.

Por, Komuna e Prishtinës nuk ka kërkuar nga ish kontraktuesi që të bëjë riparimin e këtyre shatërvanëve, bile asnjëherë, për asnjë pozicioni tjetër në shesh.

Në pjesën e tretë të kontratës, tek kushtet e përgjithshme, kontraktuesi obligohet t’i përmbahet garancionit në prishje apo defektit të pllakave dhe punimeve tjera të kontraktuara për se paku 10 vite nga data e pranimit të tyre.

“Kjo në bazë të garancionit vlen duke pasur parasysh kushtet e përdorimit e trajtimit adekuat dhe veprimeve tjera adekuate të produkteve sipas kushteve dhe udhëzimeve të prodhuesit. Kontraktuesi obligohet që t’u përmbahet të gjitha mostrave dhe specifikimeve nga përshkrimi i punimeve”, thuhet në kontratë.  Tek përmirësimi i defekteve thuhet se, “Pastaj është obligim i kontraktuesit që defekteve e paraqitura gjatë afatit garantues do t’i sanojë në kohë sa më të shkurtër dhe pa asnjë kompenzim. Në të kundërtën ato dëme do t’i sanojë me tjetër kompani dhe të njëjtat shpenzime do t’i faturojë kontraktonit që ka dhënë këtë deklaratë mbi garantimin e punëve”.

Lajmi.net ka kërkuar një përgjigje nga Komuna e Prishtinës për t’u informuar se sa ka kushtuar ridizajnimi i fonatanave dhe se a kanë kërkuar nga “All Zonë” që të riparojnë defektet, por komuna nuk ka dashur të përgjigjet.

Ndryshe prej shatërvanëve që u është ndërruar funksionimi, ajo përballë Teatrit kombëtarë vetëm është riparuar. Aty janë parë kontraktorët e komunës, duke punuar në të disa ditë.

Sipas kontratës, figuron se në sheshin “Ibrahim Rugova” janë punuar dy fontana. Fonatanat “Casscada” që ka kushtuar 125 mije e 320 euro me të gjitha elementet

Dhe po një fontin tjetër fonatanat “Casscada” me te gjitha elementet 60 mijë e 675 euro, dhe një pozicion tjetër që ka kushtuar 62 mijë euro ka të bëjë më “furnizimi dhe betoni i bazamentit dhe mureve për të gjitha fontanat nga betoni i armuar i klasës C-25/30 sipas detajeve në projekt”.

Komuna i ka ndalur fonatanat çdo herë gjatë dimrit, me arsyetimin se mund të këtë probleme në temperaturat e ulëta. Por, sipas kontratës, për to Komuna e Prishtinës pagoi para që të funksionojnë  edhe në temperaturat nën zero gradë.

Për dritat shumë ngjyrëshe të fontanave të instaluar në uji, instalimin e Jumping jetës, pompave qendrore, instalacionave hidraulike, elektroinstalimit apo  betonimin e elemente tjera u paguan para veç e veç për secilin situacion. Por, një pozicion i veçantë ka të bëjë me ruajtjen e temperaturave konstante gjatë të ftohtit.

“Furnizimi, transporti, shpërndarja dhe instalimi i ngrohjes për të ruajtur temperaturën konstante dhe funksionimin e burimeve mbi 12 muajve të vitit. Të gjitha punët janë kryer në pajtim me projektin dhe në udhëzim të organit mbikëqyrës. Produkti duhet të jetë me origjinë nga vendet e Evropës. Po ashtu edhe për fontanat tjera të tipit ‘Casscada’,  që janë poshtë sheshin “Zahir Pajaziti”, janë instaluar produkte të njëjta kundër ngrirjes së ujit.

Kontrata “Rregullimi i sheshit Zahir Pajaziti” e lidhur me 02.12.201, në mes të Komunës së Prishtinës dhe “All Zonë”, ka qenë në vlerë prej 4 milionë e 772 mijë euro. Në këtë kontratë, “All Zone” ka qenë në konzercium me kompaninë “Gërguri”.

Kontrata për ndërtimin e sheshit “Ibrahim Rugova ka qenë në vlerë prej 4 milionë e 365 mijë euro, dhe ishte lidhur më 26.07. 2012.

Vlera totale për dy sheshet ka qenë 9 milionë e 137 mijë euro, ndërsa fontanat ishin ndërtuar nga një kompani maqedonase.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
 
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat