​Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” mbyllet për qarkullim

Prishtina

​Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” mbyllet për qarkullim

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë do të mbyllet nesër për qarkullim të automjeteve, për shkak te punimeve te asfaltimit.

Prej orës 07:30 deri në 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës ‘Arkitekt Karl Gega’ deri tek udhëkryqi i rrugës ‘Bajram Kelmendi’, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës ‘Arkitekt Karl Gega’ deri tek udhëkryqi i rrugës ‘Qamil Hoxha’, lokacioni te Pishat.

Komuna e Prishtinës me këtë rast kërkon nga ngasësit e automjeteve që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët alternative.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat