Edhe sot një pjesë e kësaj rruge në Prishtinë e mbyllur për qarkullim

Prishtina

Edhe sot një pjesë e kësaj rruge në Prishtinë e mbyllur për qarkullim

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:19
Një pjesë rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet për qarkullim

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se edhe sot një pjesë rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet për qarkullim.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka bërë me dije se qarkullimi do të ndalohet prej orës 07:30-14:00.

“…21 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit , një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura. Prej orës 07:30 deri në orën 14:00 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat)”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat