Fillojnë problemet me ndotjen e ajrit në Prishtinë, sot shumë i pashëndetshëm

Prishtina

Fillojnë problemet me ndotjen e ajrit në Prishtinë, sot shumë i pashëndetshëm

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:05
Foto Ilustrim

Ani pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, në Kosovë veçanërisht në kryeqytet tashmë kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit.

Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat.

Në kryeqytet sot në mëngjes ajri ka qenë shumë i pashëndetshëm.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja e ajrit aktualisht shënon nivelin prej 166 PPM.

Viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, por akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.

Kujtojmë se jo rrallë herë Prishtina është radhitur si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat