Banorët e lagjes “Qëndresa” në hall me gropimin e rrugës, fëmijët më të rrezikuarit – Komuna i nuk përfill

Prishtina

Banorët e lagjes “Qëndresa” në hall me gropimin e rrugës, fëmijët më të rrezikuarit – Komuna i nuk përfill

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Banorët e lagjes Qëndresa në Veternik të Prishtinës, po ndjehen të rrezikuar nga gropimi i rrugës që është bërë.

Në lagjen Qëndresa në Veternik të Prishtinës, një pjesë e rrugës është hapur dhe gropuar për shkak të punimeve që po bëhen.

Banorët e kësaj lagjeje i kanë thënë lajmi.net, se ndjehen të rrezikuar e në veçanti për shkak se fëmijët mund të rrëzohen në këtë rrugë e cila është gropuar mjaftë shumë.

Sipas këtyre banorëve, këtë rast e kanë lajmëruar edhe në Drejtorinë Komunale të Inspektoratit në Prishtinë, mirëpo pavarësisht shqetësimit të tyre të ngritur akoma asnjë inspektor nuk ka qenë në këtë pjesë të kryeqytetit.

Sipas banorëve, fëmijët çdo ditë kalojnë në këtë rrugë dhe kjo është mjaftë shqetësuese sepse frika që ata të rrëzohen në kanalin e hapur është mjaftë e madhe.

Përfaqësuesit e banorëve të kësaj lagjeje kanë bërë të ditur se edhe janë kërcënuar gjatë kohës sa kanë bërë fotografimin e rrugës.

“Me shqetësim të thellë po ju njoftojmë që si lagje e kemi ngritë këtë çështje me urgjencë tek Inspektorati i Prishtinës, por pa asnjë rezultat, nuk ka ardhur askush me e shikua gjendjen. Gjatë punëve që po bëhen nga kompani private tmerrësisht është pre asfalti i sapo shtruar nga KK Prishtinë që ka qenë rruga ndoshta pjesa më e bukur e lagjes tonë dhe për një ditë është masakrua nga persona që janë aq të papërgjegjshëm dhe aq të dhunshëm sa që edhe kur kemi bërë fotografime na kanë kërcënua”, kanë thënë përfaqësues të kësaj lagje.

Këto punime janë duke u bërë në rrugën “Anton Santori” në Lagjen Qëndresa në Veternik të Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat