Ambasadori Avni Arifi nga Dubai ka një lajm të mirë për Prishtinën

Prishtina

Ambasadori Avni Arifi nga Dubai ka një lajm të mirë për Prishtinën

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:38
Avni Arifi e ka dorëzuar tek Autoriteti i Gruas Arabe kontratën e nënshkruar nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Vitin e ardhshëm në Prishtinë pritet të ndërtohet një qendër për diagnostikimin e kancerit të gjirit dhe për shëndetin e gruas, shkruan Reporteri.net.

Për këtë sot ambasadori i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi e ka dorëzuar tek Autoriteti i Gruas Arabe kontratën e nënshkruar nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ambasadori Arifi ka thënë se vlera e këtij projekti do të jetë rreth 1 milionë dollarë.

“Sot në Dubai tek Autoriteti i Gruas Arabe kam dorëzuar kontratën e nënshkruar nga Kryetari i Prishtinës z. Shpend A. Ahmeti me të cilën në Prishtinë vitin e ardhshëm do të ndërtohet qendra për diagnostifikimin e kancerit të gjirit dhe kujdesit për shëndetin e gruas. Kontrata e projektit me vlerë rreth 1 miljon dollarë u nënshkrua nga Ambasadorja e vullnetit të mirë të kësaj organizate znj. Dhabia M. Alnuaim”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat