Mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë

Prishtina

Mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 07:18
Ilustrim

Ende po vazhdojnë punët nëpër disa rrugë të kryeqytetit për çka po krijohen edhe tollovi në trafik.

E shkak i punimeve prej sot ora 07:30 e deri të shtunën në ora 18:00 do të mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë.

Rruga “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”, janë tri këto rrugë në kryeqytet që do të jenë të bllokuara.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tashmë po bëhen punimet në shtresën finale të asfaltimit,

“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës se premte, 23 tetor nga ora 07:30 deri të shtunën, 24 tetor në orën 18:00. Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjate kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative. Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin!", thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat