Ndërpritet furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Prishtina

Ndërpritet furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 11:27
Ilustrim

Ndërmarrja “Termokos” njofton konsumatorët se për shkak të rënies nga sistemi të dy blloqeve të Termocentrali Kosova B dhe pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi të detyruar, që të ndërpresim furnizimin me energji ngrohëse.

“Termokos” thotë se kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme derisa të rikthehet në funksion TC Kosova B, gjë që do të krijojë parakushtet për vazhdimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët.

“Që nga fillimi i realizimit të Projektit të kogjenerimit, është kjo sezoni i gjashtë me radhë që NP ‘Termokos’ dhe KEK kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si rezultat i të cilit nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “Termokos”.

Të vetëdijshëm për nevojën e konsumatorëve tanë për ngrohje këtyre mëngjeseve të ftohta , “Termokos” shpreson në mirëkuptimin e tyre, në pritje të rikthimit të shpejtë në funksion të TC Kosova B dhe vazhdimin e furnizimit me ngrohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat