Pesë shkolla në Prishtinë detyrohen të zhvillojnë mësimin online, shkas rastet pozitive me Covid19

Prishtina

Pesë shkolla në Prishtinë detyrohen të zhvillojnë mësimin online, shkas rastet pozitive me Covid19

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës po del të jetë komuna me numrin më të madh të rasteve te reja me koronavirus.

Ndër të prekurit e rinj janë edhe disa nxënës e mësimdhënës në shkollat e kryeqytetit.

Si rezultat i kësaj, pesë institucione arsimore.

Nxënësit e shkollave si shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” SHFMU “Anton Zako Cajupi”, “Pjeter Bogdani”, “Dëshmorët 1921”, “Azemi e Salihu” për dy javë do të zhvillojnë mësimin online për shkak të rasteve pozitive .

Këtë e ka konfirmuar, drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala.

“Në Komunën e Prishtinës mësimi është duke u zhvilluar gati në të gjitha shkollat me skenarin A – në shkollën, e vetmja shkolla “Faik Konica” është me skenarin B- mësim i kombinuar dhe për momentin: Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” SHFMU “Anton Zako Cajupi”, “Pjeter Bogdani”, “Dëshmorët 1921”, “Azemi e Salihu” janë duke punuar për dy jave me skenarin C, mësim online, për shkak të rasteve pozitive në shkollë”, tha ajo.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në mesin e 169 rasteve të reja 71 prej tyre ishin vetëm në komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat