Fillojnë punimet për asfaltimin e këtyre rrugëve në Prishtinë

Prishtina

Fillojnë punimet për asfaltimin e këtyre rrugëve në Prishtinë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:26
Prishtinë

Rrugët në kryeqytet kanë filluar të asfaltohen, sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai njoftoi në ‘Facebook’ se sot kanë filluar punimet e asfaltimit në rrugën “Arkitekt Karl Gega’”, deri te udhëkryqi i rrugës “Ali Pashë Tepelena”.

“Sot kanë filluar punimet e asfaltimit në rrugën ‘’Arkitekt Karl Gega’’, deri te udhëkryqi i rrugës ”Ali Pashë Tepelena”. Punimet do të vazhdojnë edhe në asfaltimin e rrugës ‘’Gazmend Zajmi‘’ dhe pritet të përfundohen sipas planifikimeve. Ju falemnderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat