Rritja e rasteve me Covid, mbyllet shkolla 'Faik Konica' në Prishtinë

Prishtina

Rritja e rasteve me Covid, mbyllet shkolla 'Faik Konica' në Prishtinë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:50
Foto Ilustrim

Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, është marrë vendim që shkolla fillore “Faik Konica” të mbyllet nga java e ardhshme dhe mësimi të kthehet në online, sipas skenarit C.

Vendimi është bërë i ditur të premten nga vetë shkolla në Facebook.

Sipas njoftimit, pesë mësimdhënës dhe dy nxënës kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

Deri më tash janë mbyllur rreth 20 shkolla në nivel vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat