Banorët e një rruge në Mat 1 bllokohen pa paralajmërim, shkak punimet në rrugë

Prishtina

Banorët e një rruge në Mat 1 bllokohen pa paralajmërim, shkak punimet në rrugë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Banorët e rrugës “Jakov Xoxa” në lagjen Mat 1 kanë mbetur të bllokuar shkaku se një rrugë afër vendbanimit të tyre është duke u rregulluar.

Një banor i kësaj lagjeje ka dërguar fotot dhe ka treguar se askush nuk i ka njoftuar se do të bllokohet rruga këtë të diel.

Në këtë pjesë të Prishtinës ka disa javë që kanë nisur punimet në disa rrugë ndërsa ende nuk kanë përfunduar.

Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë përgjigje pse s’janë njoftuar banorët e kësaj lagje për bllokimin e rrugës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat