Thyhet xhami i autobusit Urban, Linja 4 nuk qarkullon deri në pikën e fundit

Prishtina

Thyhet xhami i autobusit Urban, Linja 4 nuk qarkullon deri në pikën e fundit

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 15:45
foto ilustrim

Trafiku Urban i Prishtinës njofton udhëtarët e Linjës numër 4 se nuk mund të qarkullojnë deri në pikën e fundit të kësaj linje, por vetëm deri në Kodrën e Diellit.

Kjo për arsye sepse sot nga fëmijë të papërgjegjshëm të Lagjes Mati është thyer xhami i një autobusi.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për udhëtarët e Linjës Nr.4

Sot, rreth orës 14:15 nga fëmijë të papërgjegjshëm të Lagjes Mati është thyer xhami i një autobusi, andaj për siguri të stafit, të udhëtarëve dhe mbrojtje të autobusëve, ju njoftojmë se nuk mund të qarkullijme deri në pikën e fundit të Linjës 4 por vetëm deri në Kodrën e Diellit (Banesat e Bardha).

Faleminderit për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat