Pas tri ditësh pa ngrohje, “Termokos” rikthen furnizimin në njërën prej ndërtesave në “Lakrishtë”

Prishtina

Pas tri ditësh pa ngrohje, “Termokos” rikthen furnizimin në njërën prej ndërtesave në “Lakrishtë”

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Është rikthyer furnizimi me ngrohje në njërën prej ndërtesave në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, e cila kishte pa ngrohje që tri ditë.

Mediat mëngjesin e sotëm ka raportuar për këtë problem, ndërsa nga “Termokos” thonë se pas intervenimit të ekipit të tyre, tashmë është sanuar problemi.

Zëdhënësja e “Termokos”, Afërdita Uka, ka thënë për për lajmi.net tashmë ka vazhduar furnizimi i rregullt me ngrohje për gjithë konsumatorët e këtij objekt.

“Sapo kemi marrë informacionin (prej jush) ekipet tona kanë dalë në teren dhe gjatë inspektimit kanë konstatuar se sado që nënstacioni i ngrohjes është komplet i ri, është shkaktuar mbyllja e një valvule rregulluese, që ka penguar furnizimin me ngrohje të mjaftueshme për këtë objekt banesor. Pas intervenimit të ekipeve tona, është sanuar ky problem dhe ka vazhduar furnizimi i rregullt me ngrohje për gjithë konsumatorët e këtij objekt”, ka thënë zëdhënësja e “Termokos”, Afërdita Uka.   

Ajo po ashtu ka thënë se  është duke vazhduar furnizimi me ngrohje për lagjet në të cilat është i shtrirë rrjeti i ngrohjes, siç tha ajo, përjashtimisht ndonjë objekti banesor, që mund të ketë probleme të ndryshme teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat