Nga e hëna shkolla “Dardania” në Prishtinë kalon në mësim online

Prishtina

Nga e hëna shkolla “Dardania” në Prishtinë kalon në mësim online

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 12:36
Foto Ilustrim

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dardania” në Prishtinë, ka njoftuar se nga dita e hënë do të zhvillojë mësimin në distancë,

Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se nga data 9.11.2020 mësim do të mbahet në distancë duke i ndjekur mësimet në RTK-4.

“Të dashur nxënës, shpresoj që të jeni mirë ju dhe familjet e juaja! Ju njoftojmë se nga dita e hëne me datë 9.11.2020 mësim do të mbahet në distancë duke e ndjekur tv. RTK-4 sipas skemës programore. Të bashkëlidhur mund ta gjeni orarin për secilën klasë për konsultime dhe sqarime me mësimdhënësit e juaj si dhe orarin për çdo orë”, thuhet në njoftim.

Drejtuesit e shkollës kanë bërë me dije se mësuesit janë të obliguar të mbajnë aq orë sa kanë nevojë nxënësit për t’i përvetësuar njohuritë e reja.

“Ju lutem të jeni të përgjegjshëm në ndjekjen e ligjëratave nga ana e RTK-së si dhe oraret e konsultave me mësimdhënës. Orari për ciklin parafillor dhe fillorë e caktojnë mësueset në bashkëpunim me prindërit. Takimi i mësueseve me nxënës duhet të jetë një herë në ditë. Mësueset janë të obliguar të mbajnë aq orë sa kanë nevojë nxënësit për t’i përvetësuar njohurit e reja”, përfundon njoftimi për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat