Policia e Kosovës jep detaje për veturën e dyshimtë të parkuar në sheshin e Prishtinës

Prishtina

Policia e Kosovës jep detaje për veturën e dyshimtë të parkuar në sheshin e Prishtinës

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 10:32
Daut Hoxha

Sot gjatë mëngjesit, Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë të dyshimtë të parkuar në mes të sheshit, “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Vetura është parkuar në vendin ku nuk lejohet parkingu, e njësitet e Policisë së Kosovës e kanë kontrolluar atë e pastaj e kanë mbuluar.

Mediat kaë kontaktuar me zëdhënësin e Policisë, Daut Hoxhën i cili tha:

“Policia e Kosovës kryen detyrën e saj të vazhdueshme në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme në vend. Kontrollet e tilla janë pjesë e punës dhe përgjegjësive të Policisë për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat