Policia jep detaje lidhur me veturën e parkuar në sheshin e Prishtinës

Prishtina

Policia jep detaje lidhur me veturën e parkuar në sheshin e Prishtinës

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 12:10
Sheshi i Prishtinës

Sot në mëngjes dikush e ka parkuar një veturë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Media ka kontaktuar Policinë për të mësuar se pse kjo veturë është parkuar në një vend ku nuk lejohet qarkullimi me automjete.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka treguar se kjo është bërë si pjesë e aktivitetit për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.

“Vetura e vendosur në shesh ka marrë pëlqimin/lejen nga kompetentët dhe do të jetë pjesë e aktivitetit për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor”.

“Nuk ka asnjë arsye për shqetësim sepse Policia e Kosovës po kryen detyrat e saj të vazhdueshme në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme në vend për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat