​Policia vazhdon kontrollin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Prishtina

​Policia vazhdon kontrollin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 18:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot me kontrollin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, si pjesë e masave të reja antiCOVID-19 nga Qeveria e Kosovës për ndalimin e hyrje-daljeve nga këto dy qytete për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus.

Gjatë kontrolleve të automjeteve janë krijuar radhë të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë, në hyrje të Fushë Kosovës.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes së kaluar e deri nesër në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes infektuese.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima dhe 730 raste të reja me COVID-19.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat