Më shumë se gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë nga Prishtina

Prishtina

Më shumë se gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë nga Prishtina

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:13
Foto Ilustrim

Ka shkuar në 24 mijë e 792 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koroanvirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka arritur në 24 mijë e 792 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, kjo pasi që në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 712 testime të bëra, 637 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste me koronavirus.

Vetëm në 24 orët e fundit në Prishtinë janë regjistruar 324 raste të reja me koronavirus, që i bie se më shumë se gjysma e rasteve të përgjithshme ditore janë regjistruar në Prishtinë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat