Qytetarët u ankuan se u helmuan në një “Fast Food” në Prishtinë, inspektorët mbyllin lokalin

Prishtina

Qytetarët u ankuan se u helmuan në një “Fast Food” në Prishtinë, inspektorët mbyllin lokalin

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:14
Ilustrim

Qytetarët u ankuan se u helmuan në një “Fast Food” në Prishtinë, inspektorët mbyllin lokalin

Disa qytetarë janë ankuar se pasi kanë ngrënë ushqim në një “Fast Food” në Prishtinë, janë helmuar. Lidhur me këtë, Policia dhe Inspektorati Sanitar kanë mbyllur lokalin. Po ashtu AUV ka deklaruar se janë marrë mostra të cilat janë dërguar për tesyim në laborator.

Pas ankesave të disa qytetarëve se si pasojë e ngrënies në një lokal të ushqimit të shpejtë në Prishtinë, janë helmuar, AUV dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë masa.

Në një përgjigje zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka deklaruar se janë kontrolluar kushtet teknike sanitare dhe higjienike në lokalin ku dyshohet se janë helmuar qytetarët.

“Në inspektim është kryer kontroll i detajuar i kushteve teknike sanitare dhe higjienike, janë gjurmuar të gjitha furnizimet me produkte qe janë shërbyer në datat e dyshuara kur ka ndodhur rastet. I gjithë procesi i gatimit të produkteve qe shërbehen hapësirat e kuzhinës dhe të shërbimit të konsumatorit. Pas kryerjes se kontrollit të plotë, janë marrë mostrat në produktet e gatshme dhe të pa përpunuara si shkaktarë të dyshuar të helmimet”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka thënë se mostrat e marra janë dërguar në laborator, ndërkaq rezultatet do të tregojnë për shkaktarët e mundshëm të helmimit.

“Mostrat e marra janë dërguar për analiza laboratorike menjëherë. Rezultatet laboratorike do të tregojnë shkaktaret e mundshëm të helmimit. Me pastaj ne bazë të raporteve mjekësore të te helmuarve gjetjeve nga kontrolli i detajuar i inspektorëve dhe rezultatit të analizave laboratorike rasti do të procedohet tutje”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka ëbrë të ditur se inspektorët sanitarë kanë mbyllur lokalin.

“Inspektorët sanitarë pas kryerjes se kontrollit të plotë kanë mbyllur lokalin deri në një vendim tjetër. Si autoritet kompetent menjëherë jemi mobilizuar kemi marr informatat se pacientet e hospitalizuar (helmuar) janë në gjendje të mirë pas trajtimit adekuat mjekësore”, ka deklaruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat