Gjykata e Prishtinës e hedh poshtë aktakuzën ndaj ish-gjyqtarit Kolë Puka e pesë avokatëve

Prishtina

Gjykata e Prishtinës e hedh poshtë aktakuzën ndaj ish-gjyqtarit Kolë Puka e pesë avokatëve

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 13:37
Foto Ilustrim

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar si të bazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve Kolë Puka, Zef Marleku, Lon Palushaj, Isa Salihi, Fatbardh Makolli dhe Besnik Nikqi.

Gjykata ka marrë vendim që të pushohet procedura penale ndaj gjashtë të akuzuarve, për vepra penale që lidhen me korrupsion dhe krim të organizuar.

Aktakuza e PSRK-së, lidhur me këtë rast përmban veprat penale “krim i organizuar”, “nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore” “keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar”, “mashtrimi” dhe vepra tjera penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat