Prishtina përsëri dukshëm me numër më të madh të rasteve karshi komunave të tjera

Prishtina

Prishtina përsëri dukshëm me numër më të madh të rasteve karshi komunave të tjera

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Foto Ilustrim

Komuna e Prishtinës përsëri prinë dukshëm më numrin më të madh të rasteve të reja të regjistruara me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Në kryeqytet janë regjistruar 295 raste të reja, pasuar nga Gjilani me 51, Gjakova 39, Fushë Kosovë me 38, Prizreni me 26 raste…

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 295 raste, komuna Gjilan 51 raste, komuna Gjakovë 39 raste, komuna Fushë Kosovë 38 raste, komuna Prizren 26 raste, komuna Lipjan 17 raste, komuna Viti 14 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Drenas 13 raste, komuna Kamenicë 13 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Rahovec 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Novobërdë dhe Skenderaj”, thuhet në kumtesë.

Në vend janë regjistruar 596 raste të reja, me pesë viktima. Në periudhën 24 orëshe janë marrë një mijë e 559 mostra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat