Si u hoq Mitrovica nga zona e kuqe? Shpend Ahmeti s’i ndal reagimet

Prishtina

Si u hoq Mitrovica nga zona e kuqe? Shpend Ahmeti s’i ndal reagimet

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka thënë se heqja e një komune nga ‘zona e kuqe’ si masë parandaluese e Covid-19, është bërë çështje negociatash dhe bindjesh në mes të kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë.

Ahmeti ka thënë se Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe. Zaten kështu kishte vendosur Ministria e Shëndetësisë. Por, sipas Ahmetit, Ministri Zemaj dhe Agim Bahtiri janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet zonë e verdhë.

Këtë marrëveshje Ahmeti po e sheh si çështje negociatash dhe bindjesh, e jo si vendim i qeverisë që duhet respektuar.

“Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat