Prishtina edhe sonte me ajr të ndotur, i rrezikshëm për shumë njerëz

Prishtina

Prishtina edhe sonte me ajr të ndotur, i rrezikshëm për shumë njerëz

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 21:36
Foto

Me të filluar rënia e temperaturave në kryeqytet ka filluar të dobësohet cilësia e ajrit.

Sipas të dhënave të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, koeficienti i ajrit sot në Prishtinë është 183 që nënkupton se është i pashëndetshëm.

Ky koeficent i ajrit të ndotur nënkupton se është tejet i rrezikshëm për persona të ndjeshëm.

Gjatë stinës së dimrit në Prishtinë, cilësia e ajrit bie jashtë mase dhe shpesh kalon në rrezikshmëri të madhe.

Në anën tjetër, nga nesër, kryeqyteti do të futet në orë policore pas orës 19:00 për shkak të masave të reja anti-Covid. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat