Shala: Mbyllja ka sjell përmirësim të cilësisë së ajrit për 50 për qind

Prishtina

Shala: Mbyllja ka sjell përmirësim të cilësisë së ajrit për 50 për qind

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 00:46
Prishtinë

Migjen Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për ndikimin e faktorëvë në cilësinë e ajrit.

Shala në një intervistë në Edicionin Special tha stina e dimrit ndikon në cilësinë e ajrit.

“Janë dy faktorë që ndikojnë në cilësinë e ajrit. Janë faktori njeri në periudhen e dimrit dhe kushtet klimatike janë të pafavorshëm për ajrin. Dhe këta dy faktorë sa herë që vjen puna e dimrit e vështirësojnë gjendjen me cilësi të ajrit”.

Ai shtoi se nëse institucionet iu përmbahen standardeve, cilësia e ajrit do të përmirësohet.

“Ministria e Ambientit po i kryen obligimet e veta, konkretisht Instituti bashkë me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, ku po bën monitorimin e cilësisë së ajrit përmes termostacioneve të cilët janë edhe në kohë reale ku mund ti qaset informacioneve secili qytetar që do. Ne si ministri i kemi obliguar secilin institucion që ti plotësoj standardet. Në këtë rast që psh. Ministria e Tregtisë që të kontrolloj cilësinë e derivateve, Ministria e Transporteve të kontrolloj shkarkimin e gazrave si dhe termocentralet ti respektojnë standardet me shkarkime”.

Shala ndër të tjera tha se mbyllja e ka përmirësuar cilësinë e ajrit për 50 për qind.

“Nëse secili institucion i kryen obligimet e veta, do të ndryshojë edhe cilësia e ajrit. Gjatë mbylljes kemi pasur për 50 përqind përmirësim të gjendjes dhe cilësisë së ajrit. Nëse do të ndodhte edhe një mbyllje do të kishim një përmirësim të cilësisë së ajrit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat