Prishtinë, vihen në dispozicion numrat për t’i raportuar sulmet nga qentë endacak

Prishtina

Prishtinë, vihen në dispozicion numrat për t’i raportuar sulmet nga qentë endacak

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka vënë në dispozicion disa numra të telefonit në mënyrë që qytetarët të lajmërojnë çdo shqetësim që ka të bëjë me qentë endacak.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se trajtimi i qenve endacak në Prishtinë po vazhdon të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimeve administrative në fuqi.

“Trajtimi i qenve endacak në Prishtinë po vazhdon të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimeve administrative në fuqi. Ekipet tona për trajtimin e qenve endacakë janë të angazhuara çdo ditë në terren, ndërsa ju mund të lajmëroheni në qendrën e thirrjeve e cila është funksionale 24/7 për çdo shqetësim apo raportim të qenve në lagjet e juaja që ju duken agresiv në numrat kontaktues: 08812233, 08001244 dhe 080012255”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, komuna e Prishtinës ka nënshkruar një kontratë për trajtimin e qenve endacak në vlerë mbi 38 mijë eurove.

Në bazë të përshkrimit të kontratës në trajtim të qenve endacak do përfshihet: nxënja, kontrolli, ushqimi, vaksionimi, dehelmetizimi dhe identifikimi-matrikulimi, kastrimi, sterilizimi, hospitalizimi dhe lëshimi.

Fitues i këtij tenderi është kompania “VETERINA 1 SH.P.K.” ndërsa vlera e kontratës kap shumën prej 38.300 euro.

Kontrata u nënshkrua më datë 10.11.2020 në kohëzgjatje prej 120 ditëve.

Qentë endacak janë një problem i madh në kryeqytet, teksa shumë njerëz edhe janë sulmuar nga ta e i janë shkaktuar lëndime trupore.

Kështu disa qytetarë kanë paralajmëruar edhe padi ndaj Komunës së Prishtinës për sulmet nga ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat