Kaos në Prishtinë, detaje për zjarrin në barnatoren në qendër të saj

Prishtina

Kaos në Prishtinë, detaje për zjarrin në barnatoren në qendër të saj

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një barnatore në lagjen “Dardania” në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes. Ata kanë larguar banorët nga ndërtesa dhe lokalet përreth dhe po mundohen ta fikin zjarrin.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.  

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka konfirmuar Krasniqi.

Mësohet se barnatorja që është përfshirë nga flakët është një nga barnatoret më të mëdha në Prishtinë. Bëhet fjalë për barnatoren Rexall.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat