Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve me koronavirus, në 24-orët e fundit u konfirmuan 303 raste

Prishtina

Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve me koronavirus, në 24-orët e fundit u konfirmuan 303 raste

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 11 pacientë, derisa janë regjistruar edhe 688 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë (IKSHPK), bën të ditur se janë testuar gjithsej 1 mijë e 865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive.

Kryeqyteti vazhdon të prijë më numrin më të madh të rasteve, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 303 raste.

Pastaj, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste.

Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste.

Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste.

Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste.

Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat