Asfaltohen tri rrugë në kryeqytet

Prishtina

Asfaltohen tri rrugë në kryeqytet

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Foto Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë asfaltuar disa rrugë në kryeqytet.

 Në njoftim është theksuar se në ditët në vijim do të rregullohen edhe trotuaret e këtyre rrugëve.

“Ka përfunduar asfaltimi në rrugët ‘Pashko Vasa’, ‘Mujo Ulqinaku’ dhe ‘Lorenc Antoni’të kryeqytetit, dhe qarkullimi në to, siç thuhet në njoftim, do të jetë më i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Në ditët në vijim do të përfundohen edhe trotuaret dhe do të jenë të gatshme për t’u shfrytëzuar, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Kujtojmë që disa rrugë në kryeqytet janë në procedurë të asfaltimit, gjë që po krijon vështirësi edhe për qarkullimin e veturave dhe të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat