Shkolla “Eqrem Çabej” në Prishtinë kalon online shkaku i infektimit me COVID të 5 mësimdhënësve

Prishtina

Shkolla “Eqrem Çabej” në Prishtinë kalon online shkaku i infektimit me COVID të 5 mësimdhënësve

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 19:05
Shkolla “Eqrem Çabej”

Gjendja shkaku i pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Pikërisht për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë mori vendimin për caktimin e disa masave, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga e premtja e javës së kaluar.

Ani pse u mbyllën universitetet, shkollat fillore vazhduan më mësim fizik, por që herë pas here disa nga to po vazhdojnë mësimin online për shkak të të infektuarve.

Edhe shkolla “Eqrem Qabej” në Prishtinë, do të kalojë për dy javë online, pasi sipas një njoftimi 5 mësimdhënës kanë dalë pozitiv me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat