Vetëm brenda një dite në komunën e Prishtinës janë shënuar 349 raste të reja me COVID-19

Prishtina

Vetëm brenda një dite në komunën e Prishtinës janë shënuar 349 raste të reja me COVID-19

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 08:19
Ilustrim

807 raste të reja me COVID-19 janë shënuar 24 orët e fundit në Kosovë. E vetëm në komunën e Prishtinës janë paraqitur 349 raste me COVID-19, duke bërë kështu të jetë komuna me më së shumti raste.

Ndërkaq sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga 14 raste të vdekjes shkak i infektimit COVID-19, dy raste janë në komunë e Prishtinës. Një 73 dhe 77 vjeçar në komunë e Prishtinës humbën jetë shkak i infektimit me SARS CoV2.

Kujtojmë që më 12 nëntor Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCOVID-19, nga i cili vendim disa komuna të Kosovës u futën në zonë të kuqe.

Në zonë të kuqe është futur edhe komuna e Prishtinës.

Ku sipas vendimit të qeverisë komunat që janë në zonë të kuqe hynë në orë policore dhe ndalin veprimtaritë ekonomikë nga ora 19:00 e deri në orën 05:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat