Disa banorë të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë janë duke u ankuar se kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 12 orë.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se kjo mungesë e furnizimit me energji elektrike vjen si pasojë e një defekti.
“Aty ka defekt. KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike edhe të asaj pjese. Por në momentin kur lëshohet, po reagon trafo e KOSTT-it”.
“Ekipet kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty duke e bërë maksimumin që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur”.