Ahmeti jep lajmin e mirë për artistët: Komuna e merr përsipër qiranë e Teatri “Oda”

Prishtina

Ahmeti jep lajmin e mirë për artistët: Komuna e merr përsipër qiranë e Teatri “Oda”

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:35
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ndarë një lajm të mirë me artistët.

Ai  ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta marr me qera hapësirën e “Teatrit Oda” për mos ta kthyer në hapësirë komerciale.

Ai tha se hapësira do ti ofrohet Odës, qendrës Multimedia dhe organizatave të tjera që kanë aktivitete skenike dhe prodhojnë art e kohë të bukura.  Shumë shpejtë do të finalizohen detajet e tjera.

“Lajm i mirë për artistët dhe teatrot alternative: Për shkak të pamundësisë së pgesës së qerasë dhe mungesës së fondeve Teatri Oda gati se është detyruar të mbyllet.  Iniciativë vetanake dhe e guximshme e disa artistëve të Prishtinës arriti që ta hapte dhe ta mbante me vite të tëra këtë Teatër që solli shumë momente të bukura për artdashësit në Prishtinë. Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta marr me qera atë hapësirë për mos ta kthyer në hapësirë komerciale.  Por me kaq përfundon vendimmarrja jonë.  Hapësira do ti ofrohet Odës, qendres Multimedia dhe organizatave të tjera që kanë aktivitete skenike dhe prodhojnë art e kohë të bukura.  Shumë shpejtë do të finalizohen detajet e tjera”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat