Si po e menxhon situatën me Covid-19 Policia e Prishtinës?, flasin nga Policia

Prishtina

Si po e menxhon situatën me Covid-19 Policia e Prishtinës?, flasin nga Policia

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë kaluar një javë që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve në disa qytete të Kosovës.

Padyshim se përgjegjësia më e madhe e zbatimit të këtyre masave i bie mbi Policinë e Ksosvës.

Lidhur me këtë ka biseduar me përgjegjësit e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, të cilët përveç me kryeqytetin, menxhojnë edhe me Komunën Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Obiliqit, Graqanicës, Fushë- Kosovën.

Image

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

“Krahas mbështetjes së mekanizmave të tjerë qoftë atyre shëndetësor, të inspektorateve të të gjitha niveleve, të agjencive e instituteve të ndryshme për kryerjen e detyrave të tyre, në të njëjtën kohë me veprime të drejtpërdrejta ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në uljen e faktorëve për përhapjen e pandemisë”, ka thënë Borovci.

Ai ka bërë të ditur se si rezultat i një pune të madhe policore në bashkëpunim me qytetarët, ku për rrjedhojë me vërejtjet e saj policia ka ndikuar në shkallën e vetëdijesimit, ndërgjegjësimin dhe ngritjen e nivelit të respektimit të masave të nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pa anashkaluar edhe sanksionimin në përputhje me dispozitat ligjore për të gjithë ata që nuk kanë respektuar masat e nxjerra, përkundër vërejtjeve policore.

Zëdhënësi Borovci ka vënë në dukje se krahas angazhimit ndaj pandemisë, asnjëherë nuk janë lënë anash detyrat dhe përgjegjësitë primare për ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë.

Sa gjoba janë shqiptuar nga Policia Rajonale e Prishtinës?

Sa i përk statiskikave që posedon policia e Prishtinës, zëdhënësi Borovci ka thënë se
-për shkelësit e orareve të përcaktuara për lëvizje, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private e publike, ata që nuk kanë respektuar izolimin dhe karantinën, ata që nuk kanë respektuar cilëndo nga masat e përcaktuara me vendimet e qeverisë të datës 13.11.2020, në Rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar mbi 1200 fletëparaqitje, prej tyre mbi 600 janë në zonën e kryeqytetit, përderisa janë dhënë rreth 300 vërejtje nga polica.

Në fund Borovci ka thënë se të gjitha duke veprime janë duke u bërë sepse është vlerësuar se ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse.

“Ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat