Bie bora e parë në Prishtinë

Prishtina

Bie bora e parë në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Sonte ka nisur të bie bora e parë në kryeqytet.

Reshjet e para të borës kanë rënë sonte në orët e vona në Prishtina. Reshjet janë të rralla ndërkohë që sonte janë shënuar temperatura të ulëta në vend.

“Prishtina Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm.  Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat