Komuna e Prishtinës: Pas reshjeve të borës rrugët janë pastruar

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Pas reshjeve të borës rrugët janë pastruar

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:38
Prishtinë

Mbrëmë në Prishtinë ka rënë bora e parë për këtë vit.

Pas reshjeve komuna e Prishtinës ka pastruar rrugët.

Drejtoresha për Shërbime Publike Medina Braha, ka thënë se në rrugë është hedhur kripë sipas nevojës.

Braha tha se ekipet në terren janë të gatshme kurdo për intervenime.

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtuqë rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat