Në 24 orët e fundit kanë vdekur 22 persona si pasojë e infektimit me koronavirus. 9 nga ta janë nga Prishtina.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me koronavirus në vend.
Brenda 24 orëve të fundit janë testuar 1 mijë e 510 mostra, nga të cilat 627 kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 22 persona, ku 9 nga ta janë nga kryeqyteti.