Vazhdon të jetë e bllokuar rruga ku ndodhi vrasja në Dardani

Prishtina

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga ku ndodhi vrasja në Dardani

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vrasje ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bashkim Fehmiu”, ku një person është vrarë në veturën e tij.

Sipas Borovcit, nga hetimet e para, dyshohet se viktima është vrarë nga një shtetas i huaji, i cili po ashtu ishte në veturën e tij, mirëpo ende nuk dihen motivet dhe se i dyshuari është në arrati.

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik”, ka thënë Borovci.

Ndërkohë rruga ku ndodhi krimi vazhdon të mbetet e bllokuar nga Policia e Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat