KRU ‘Prishtina’: Uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt për konsum

Prishtina

KRU ‘Prishtina’: Uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt për konsum

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 11:13
Foto Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se cilësia e ujit të pijshëm është i sigurt.

Sipas një njoftimi për media, kompania thotë se çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit.

“Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu. Një vëllim i madh i punës dhe një kontroll ditor bazike dhe periodike, bën që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100 për qind”, thotë kompania.

Njoftimi i plotë

Qëllimi kryesor i Laboratorit të akredituar për cilësinë e ujit të pijshëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, “Prishtina” është organizimi dhe funksionimi i tij, si laborator për kontrollin e kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative (UA 16/2012) dhe ato Evropiane (Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit. Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik.

Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Laboratori i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm, ka në procedurë pikë së pari mbledhjen dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve, puseve dhe lumenjve.

Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE-ja, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC.

Sipas planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU “Prishtina” të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit, në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues percjellim çdoherë kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi.

Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.
Një vëllim i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bën që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100 për qind.

Ujë i pastër për jetë të shëndoshë! /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat