Prokuroria nis hetimet për vrasjen e djeshme në Prishtinë

Prishtina

Prokuroria nis hetimet për vrasjen e djeshme në Prishtinë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:44
Vrasja e djeshme

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit të djeshëm në lagjen “Dardania” në Prishtinë ku u vra një shtetas turk.

Kështu ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka nisur hetimin e rastit për “Vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. E kemi një të dyshuar për rastin i cili aktualisht ndodhet në arrati”.

Ulaj tha se me urdhër të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda është lëshuar urdhri për autopsi për viktimën.

“Prokurori bashkë me Policinë e Kosovës dhe po bëjnë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e rastit. Nuk mund të japim detaje tjera pasi jemi në fazën e hetimeve”.

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim personin e dyshuar Yildirim Atila që po ashtu është shtetes i Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat