Komuna e Prishtinës zgjatë deri nesër afatin për aplikim të mediave për përftimin e granteve

Prishtina

Komuna e Prishtinës zgjatë deri nesër afatin për aplikim të mediave për përftimin e granteve

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se aplikimi për subvencionim të mediave është vazhduar deri nesër më 9 dhjetor 2020.

Kjo është bërë për shkak të disa problemeve teknike me Intranet.

“Për shkak të problemeve teknike me INTRANET që mund të pengojnë aplikimin online për mbështetje financiare të mediave, afati vazhdohet deri nesër, e mërkurë, 9 dhjetor”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ditë më parë Komuna e Prishtinës ka hapur aplikimin për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë.

Komuna ka paraparë të ndajë 100 mijë euro ndihmë për mediat shkaku i pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat