Stolisja e kryeqytetit, që po e shijojnë vetëm policët

Prishtina

Stolisja e kryeqytetit, që po e shijojnë vetëm policët

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:45
Policia e Kosovës

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar mijëra euro për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit, por masat e ndërmarra nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes shkaku pandemisë COVID-19, kanë bërë që qytetarët të braktisin sheshet para orës 19:00.

Në disa fotografi të postuara në faqen zyrtare të Policisë se Kosovës në Facebook, shihen pesë pjesëtare të Policisë së Kosovës të vetëm në sheshet e kryeqytetit duke shijuar bukurinë e ndriçimit për festa

Sipër fotografive është shkruar se Policia e Kosovës është e përkushtuar të jap kontributin e saj, dhe përveç kësaj e gatshme që kudo dhe kurdo, në çfarëdo rrethana të kujdeset edhe për sigurinë.

Ndriçimi i shesheve në Prishtinë është bërë më datën 5 dhjetor.

Aktualisht, Komuna e Prishtinës është në zonën e kuqe sa i përket rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit në kryeqytet janë konfirmuar 269 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat