Përfshihet nga zjarri një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës

Prishtina

Përfshihet nga zjarri një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:04
Ilustrim

Një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri ende nuk është lokalizuar”, tha ajo.

Ahmeti pohoi se detajet tjera rreth rastit do të bëhen të ditura pasi njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat