Komuna e Prishtinës ndan 400,000 euro për fermerët që pësuan humbje

Prishtina

Komuna e Prishtinës ndan 400,000 euro për fermerët që pësuan humbje

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:51
Foto Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka ndarë një ndihmë financiare prej 400,000 eurosh për 152 fermerë të komunës që kanë pësuar humbje gjatë këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se fermerët, përveç pasojave nga pandemia COVID-19, kanë pësuar dëme edhe nga të reshurat dhe erërat e forta

“Përvec pasojave nga pandemia #covid19, këtë vit fermerët kanë pësuar dëme edhe nga të rreshurat dhe erërat e forta.

Andaj, përmes Drejtorisë së Bujqësisë kemi ndarë ndihmë në vlerë prej 400,000€ për 152 fermerë të Komunës së Prishtinës për të i mbështetur për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti. #prishtina”, ka shkruar ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat